Fitorja e Egnatias në Conference League, Smajli: Presidenti e rriti edhe pak premion
Mbrojtësi i Egnatias, Geralb Smajli, ka komentuar fitoren 2-1 të skuadrës rrogozhinase në Conference League, duke e cilësuar një arritje të rëndësishme jo vetëm për klubin, por edhe për futbollin shqiptar.
I ftuar në emisionin “Kubi Sportiv” me Drilon Xhepollarin, Smajli foli për ecurinë e skuadrës në kompeticionet europiane, vështirësitë e hasura gjatë ndeshjes dhe objektivat për vazhdimësinë e sezonit. Ai u ndal edhe te premio e akorduar nga presidenti Demrozi për këtë sukses, duke zbuluar se shuma e premtuar fillimisht ishte rritur pas përfundimit të takimit.
“E dinim që ishte një ndeshje e vështirë. Në pjesën e parë kishim shumë raste, por nuk i shënuam. E dinim që kishim më shumë kualitet dhe se kundërshtari do të luante me topa të dytë. Rastet i kishim edhe në pjesën e dytë dhe arritëm t’i finalizonim. Pas golit u mërzitëm pak, por nuk u nervozuam, sepse e dinim që do të krijonim përsëri raste. Objektivi ynë ishte vetëm fitorja. Premiot i kemi pasur në çdo ndeshje, nuk kanë munguar dhe ato që na janë premtuar na janë dhënë të gjitha. Presidenti e rriti edhe pak pas ndeshjes. Ishte shumë i gëzuar për atë që bëri Egnatia. Është diçka shumë e madhe ajo që ka bërë presidenti, bashkë me stafin dhe drejtorin. Është një punë që ka vazhduar prej shumë vitesh”, tha mbrojtësi.
Sa i përket objektivave në Europë, Smajli theksoi se Egnatia synon të sigurojë kualifikimin në fazën e play-off-it të Conference League, ndërsa ndeshjet e radhës ndaj Zalgirisit dhe Bragës do të jenë një tjetër provë për skuadrën.
“Synimi ynë është të shkojmë në play-off dhe të japim më të mirën. Kemi qenë shumë pranë edhe në Champions League dhe Europa League, por kësaj here shpresojmë të na ndihmojë fati. Në të dyja sfidat do të hyjmë në fushë për të dhënë maksimumin. Nuk kemi presion, gjithçka që kemi arritur e kemi ndërtuar vetë”, u shpreh ai.
Mbrojtësi foli edhe për objektivat personale, duke bërë të ditur se synon të vazhdojë rritjen profesionale, të tërheqë vëmendjen e klubeve të huaja dhe të afrohet me një ftesë nga Kombëtarja shqiptare.
“Çdo lojtar që luan në Superiore e ka ëndërr të jetë pjesë e Kombëtares. Ne mundohemi të bëjmë më të mirën dhe, nëse vjen ftesa, është një ëndërr që shpresojmë të na realizohet. Objektivi im dhe i klubit është që të luaj, të bëj më të mirën dhe pse jo të shitem, për të bërë një hap më të madh në karrierë dhe për t’iu afruar më shumë Kombëtares”, deklaroi Smajli.
Në fund, mbrojtësi u ndal edhe te objektivi në kampionat, duke theksuar se pavarësisht impenjimeve dhe lodhjes nga ndeshjet europiane, Egnatia synon të vazhdojë garën për titullin kampion.
“Synimi ynë është titulli kampion. Kemi pasur lodhje të vazhdueshme, por kemi shumë lojtarë dhe kemi bërë rotacion në çdo ndeshje. Kushdo që ka hyrë në fushë ka qenë në nivelin e duhur. Shpresojmë të vazhdojmë kështu dhe të ecim përpara”, përfundoi mbrojtësi i Egnatias.
Mile: Tirana mund të luftojë për titullin, ja pse Dinamo po vuan mungesën e rezultateve
Basketbollisti Robert Shestani zbulon ambiciet e Vllaznisë: Objektivi është titulli kampion
Ndryshime te Teuta, Edmond Jazexhi emërohet Drejtor Sportiv i volejbollit të femrave
- 18:08 Kryeministri i emëruar i Izraelit premton formimin e qeverisë së re brenda 8 ditësh
- 18:05 Manchester United zgjat kontratën e Bruno Fernandes deri në vitin 2028
- 17:57 Pamje tronditëse nga Marseja, tifozët bullgarë mbrojnë gruan nga sulmi i ultrasve (VIDEO)
- 17:55 Ukraina paraqet propozim për armëpushim në Detin e Zi
- 17:43 Qeveria miraton aktin normativ për kompensimin e dëmeve nga dhuna gjatë protestave
- 17:41 I dënuari në burgun e Korçës kapet me doza kanabisi në qeli