Friday, November 27, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Një ditë para protestës kombëtare, Qeveria miraton akt të ri normativ; organizatorët përgjigjen financiarisht për dëmet

timoni.al by timoni.al
November 27, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Një ditë para protestës kombëtare, Qeveria miraton ndryshimet për dëmet: Organizatorët mbajnë përgjegjësi financiare për shkatërrimet
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një ditë para protestës kombëtare të paralajmëruar për 28 nëntor, qeveria miratoi një akt të ri normativ me 16 nene për kompensimin dhe rikuperimin e dëmeve të shkaktuara ndaj pronës nga aktet e dhunës gjatë tubimeve. Akti parashikon që përgjegjësi financiare për dëmet mbajnë jo vetëm autorët e akteve të dhunës, por edhe organizatorët e protestave, sipas kushteve të përcaktuara në nenin 9. Në të thuhet: “Organizata ose individët që kanë zhvilluar, drejtuar dhe organizuar tubimin, nëse ka të tillë, përgjigjen solidarisht me autorët për dëmin, me përjashtim të rastit kur provohet se veprimet e dhunshme nuk janë nxitur prej tyre dhe se nuk kanë pasur mundësinë që t’i parandalojnë ato.”

Shteti mund të kompensojë plotësisht ose pjesërisht dëmet ndaj pronës së qytetarëve dhe bizneseve me aktivitet tregtar nën 14 milionë lekë në vit, edhe kur autori i dëmit nuk është identifikuar. Avokati i Shtetit do t’u kërkojë personave përgjegjës kthimin e shumave të paguara; nëse detyrimi nuk shlyhet brenda 30 ditësh dhe nuk lidhet një marrëveshje restauruese, ndaj tyre mund të ngrihet padi në gjykatë. Teksti përfshin edhe njoftimin: “Avokatura e Shtetit fton subjektin e identifikuar si përgjegjës për shkaktimin e dëmit që të kthejë vullnetarisht shumën e kompensimit. Nëse subjekti nuk e shlyen shumën brenda 30 ditëve… Avokatura e Shtetit është e autorizuar… të ngrejë padinë e regresit ndaj autorëve të dëmit, në masën e kompensimit të dhënë ndaj të dëmtuarit.”

Neni 8 përcakton se, pavarësisht nëse vendoset kompensimi paraprak, Avokatura e Shtetit, në çdo rast, kërkon shpërblimin e dëmit në emër dhe për llogari të institucioneve publike. Neni 10 lejon lidhjen e marrëveshjeve restauruese, ku detyrimi mund të shlyhet tërësisht ose pjesërisht me punë në interes publik. Akti parashikon mundësinë e shlyerjes së detyrimeve me punë në interes publik përmes marrëveshjeve vullnetare; për të miturit kërkohet pëlqimi i prindërve dhe puna duhet të jetë e përshtatshme për moshën dhe të mos pengojë shkollimin. Po ashtu, sanksionohet se askush nuk mban përgjegjësi vetëm për shkak të pjesëmarrjes në një tubim.

Vendimmarrja e qeverisë vjen pasi Kuvendi miratoi më herët dy akte normative për ndryshimet në ligjin “Për tubimet” dhe kompensimin e bizneseve të dëmtuara. Ndryshe nga akti i mëparshëm, akti i ri nuk kufizohet në një periudhë të caktuar, por përcakton një mekanizëm të përgjithshëm për kompensimin dhe rikuperimin e dëmeve gjatë tubimeve.

Previous Post

Një ditë para protestës kombëtare, Qeveria miraton akt normativ të ri; organizatorët mbajnë përgjegjësi financiare për shkatërrimet

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al