Çmenduri në Kategorinë e Parë: Futbollisti tenton të kafshojë në qafë kundërshtarin

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 27.11.2026, 18:43

Një episod i pazakontë është regjistruar gjatë ndeshjes së Kategorisë së Parë mes Pogradecit dhe Ilirisë, ku një futbollist ka tentuar të kafshojë kundërshtarin në qafë.

Gjithçka ndodhi në minutën e 27-të të takimit, kur Santiago Selmani i Ilirisë dhe Mateo Shanaj i Pogradecit u përfshinë në një përplasje gjatë një dyluftimi për topin.

Në pamjet e incidentit, Selmani shihet teksa i afrohet kundërshtarit dhe tenton ta kafshojë në qafë. Arbitri ka ndërhyrë menjëherë, duke ndëshkuar me karton të kuq Selmanin dhe me karton të verdhë Shanajn.

Situata është tensionuar edhe më tej, pasi lojtarët e Ilirisë kanë tentuar të braktisin fushën e lojës. Trajneri i ekipit ka ndërhyrë për të qetësuar situatën, por edhe ai është ndëshkuar me karton të verdhë.

Pavarësisht tensioneve, ndeshja ka vijuar dhe Pogradeci ka triumfuar me rezultatin 3-0, duke u ngjitur në krye të renditjes së Kategorisë së Parë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit