Shmanget tragjedia në Fier: Depozita 5-tonëshe bie nga tarraca e pallatit 8-katësh

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 27.11.2026, 18:41

Një ngjarje që mund të kishte përfunduar në tragjedi është regjistruar mbrëmjen e së enjtes në lagjen “Apollonia” të qytetit të Fierit.

Si pasojë e erës së fortë, një depozitë uji me kapacitet prej 5 tonësh ka rënë nga tarraca e një pallati 8-katësh, duke përfunduar në një shesh pushimi me lulishte dhe shatërvan, ku zakonisht lëvizin qytetarët.

Fatmirësisht, në momentin e incidentit nuk ka pasur kalimtarë në afërsi, duke bërë që ngjarja të mbyllej pa pasoja në njerëz.

Incidenti ngre pikëpyetje serioze mbi sigurinë dhe mënyrën e fiksimit të depozitave të ujit në tarracat e pallateve, të cilat në kushte të rënduara atmosferike mund të përbëjnë rrezik për jetën e qytetarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit