Një grup protestuesish janë mbledhur këtë të premte para Kryeministrisë.

Protestuesit po qëndrojnë në trotuarin përpara institucionit, ndërsa Bulevardi vijon të jetë i hapur dhe qarkullimi i automjeteve nuk është penguar.

Në zonë vërehet prani e qytetarëve me flamuj kuq e zi, ndërsa situata deri në këto momente paraqitet e qetë.

Nuk raportohet për bllokim të rrugës.