E premte, 27 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Dëmet nga dhuna në protesta, Qeveria miraton aktin normativ: Do të paguajnë organizatorët dhe autorët

Këshilli i Ministrave ka miratuar një sërë aktesh normative, vendimesh dhe projektligjesh në mbledhjen e zhvilluar këtë të premte.

Në fokus të vendimeve janë kompensimi i dëmeve ndaj pronës të shkaktuara nga aktet e dhunës gjatë tubimeve, ndryshimet në kriteret për strukturat akomoduese dhe agroturizmin, si dhe funksionimi i numrit të unifikuar të emergjencave 112.

Në mbledhjen e sotme është miratuar gjithashtu një vendim për llojet e armëve dhe mjeteve të përdorimit të forcës që mund të mbahen nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale, si dhe marrëveshje që lidhen me Bashkimin Evropian dhe NATO-n.

Këshilli i Ministrave miratoi:

Reklamë

-Aktin Normativ “Për kompensimin dhe rikuperimin e dëmeve të shkaktuara ndaj pronës nga aktet e dhunës gjatë tubimeve”.

Qëllimi i këtij akti normativ është:
 a) të sigurojë kompensimin efektiv të dëmeve të shkaktuara ndaj pronës nga aktet e dhunës gjatë tubimeve;
b) të garantojë që barra financiare e dëmeve të shkaktuara të përballohet nga personat përgjegjës për shkaktimin e tyre, nëpërmjet mekanizmave të rikuperimit të shumave të paguara nga shteti.

-Vendimin “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 730, datë 20.10.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores për kushtet, kriteret, tarifat, afatet dhe procedurën për klasifikimin e strukturave akomoduese”, të ndryshuar.

-Vendimin për miratimin e kritereve, të dokumentacionit dhe të procedurave për certifikimin e veprimtarisë së agroturizmit, ndërtimin e strukturave/objekteve në funksion të saj, si dhe të modelit të certifikatës për ushtrimin e veprimtarisë së agroturizmit.

-Vendimin për miratimin e llojeve të armëve dhe të mjeteve të tjera të përdorimit të forcës, që lejohen të mbahen nga Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

-Vendimin për në parim të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, nga njëra anë, dhe Bashkimit Evropian, nga ana tjetër, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e Bashkimit Evropian kundër mashtrimit

-Vendimin “Për ngritjen dhe funksionimin e sistemit të numrit të unifikuar të thirrjeve emergjente 112”.

-Vendimin për propozimin e projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes së përgjithshme kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Mbrojtjes, dhe Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, lidhur me listën e kërkesave prioritare të Ukrainës (PURL)”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.