Dy grabitje në dyqane Pokémon në Los Angeles, vidhen produkte me vlerë 30 mijë dollarë

Brenda një intervali prej më pak se dy orësh, dy biznese që shesin karta dhe artikuj Pokémon në Los Angeles janë sulmuar nga grabitësit. Nga dyqanet janë marrë produkte me një vlerë të përgjithshme rreth 30 mijë dollarë.

Ngjarja e parë ndodhi rreth orës 04:00 të mëngjesit në “Gary’s Pokémart”, në Woodland Hills. Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, tre persona thyen derën e përparme prej xhami dhe hynë me shpejtësi në dyqan, prej nga morën një numër të madh artikujsh.

Të lidhura

None found

Grabitësit morën karta të rralla, produkte të paketuara, kuti koleksioni, pako përforcuese dhe artikuj të tjerë të linjës Pokémon. Pas grabitjes, pronari i dyqanit njoftoi një shpërblim prej 20 mijë dollarësh për informacion që do të ndihmonte në identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Rreth 40 minuta më pas, në orën 05:40, një incident i ngjashëm u shënua në “PokeMall TCG”, në South Robertson Boulevard. Dy persona dëmtuan derën prej xhami për të hyrë në dyqan, por këtë herë ndërhyrja e policisë ishte e menjëhershme.

Njëri nga të dyshuarit u arrestua brenda ambientit të biznesit, ndërsa i dyti u kap nga policia rreth një bllok larg vendngjarjes.

“PokeMall TCG” është sulmuar për herë të tretë gjatë gjashtë muajve të fundit. Në fund të qershorit, tre persona arritën të merrnin karta me vlerë rreth 10 mijë dollarë në më pak se një minutë. Ndërsa në maj, dy persona u kapën nga kamerat duke vjedhur produkte nga dyqani.

Ndryshe nga grabitja e dytë, autorët e sulmit ndaj “Gary’s Pokémart” u larguan para se të mbërrinte policia, duke përdorur një automjet Mercedes ngjyrë argjendi.

Autoritetet vijojnë hetimet për të dyja rastet dhe po përpiqen të identifikojnë personat përgjegjës për grabitjen në “Gary’s Pokémart”.


Shtuar më 27.11.2026 19:04

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetkavbetgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetkavbet girişbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobetjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurancejojobet girişjojobet girişjojobetjojobet günceljojobet güncel girişjojobet girişholiganbetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetcasibomcasibom girişcasibom güncel girişjojobet giriş