Vashat e Penzës punën e kryen qysh në pjesën e parë kur krijuan epërsi prej 14 pikëve (30-16) , të cilën epërsi e shtuan në maksimum deri në përfundimin e çerekut të tretë (55-28).

Amerikanja Nyshea Weaver ishte më meritorja për fitoren e Penzës pasi shënoi 25 pikë e shtoi edhe 15 kërcime dhe 9 asistime.

Te Trepça më e mira ishte Alma Muzliukaj me 24 pikë.

Për Penzën ishte kjo fitorja e katërt sezonale me të cilën u përforcuan në pozitën e tretë në tabelë.

Në anën tjetër Trepça pësoi humbjen e pestë në këtë edicion dhe momentalisht renditet në vendin e katërt.