Nju Jork, Parada e Ditës së Falënderimeve shtyhet për herë të parë në 100 vjet

27 Nëntor 2026 | 19:17

Kjo është shtyrja e parë në historinë e ngjarjes, e cila mbush 100 vjeç këtë vit , ndërsa një stuhi e fuqishme po forcohej në bregun lindor të Shteteve të Bashkuara.

Stuhia kërcënon të shkaktojë ndërprerje serioze të udhëtimit për deri në 80 milionë njerëz që pritet të udhëtojnë me rrugë tokësore ose ajrore përpara festës së së enjtes, një nga periudhat më të ngarkuara të udhëtimit në Shtetet e Bashkuara.

” Siguria e pjesëmarrësve dhe spektatorëve është përparësia jonë më e lartë . Pas konsultimit me autoritetet komunale dhe agjencitë përkatëse, kemi vendosur ta zhvendosim ngjarjen e këtij viti”, tha Macy’s , sponsori i paradës, në një deklaratë të lëshuar nga zyra e kryetarit të bashkisë.

“Për shkak të kushteve të motit të rënduara që priten, Parada e 100-të e Ditës së Falënderimeve të Macy’s do të mbahet të shtunën, më 28 nëntor”, thuhet në njoftim.

Gjatë paradës vjetore, një bandë muzikore e rrethuar nga tullumbace gjigante e shumëngjyrëshe përshkon një itinerar prej afërsisht katër kilometrash, nga qendra e Manhattanit deri në dyqanin ikonik Macy’s në Herald Square .

Miliona njerëz mblidhen çdo vit për të parë spektaklin spektakolar. Sipas një raporti në New York Post, kjo është hera e parë në historinë e këtij eventi që ai është shtyrë.

“Kjo është një stuhi e fuqishme. Presim erëra të qëndrueshme me shpejtësi 30 deri në 40 milje në orë, me shpërthime që mund të arrijnë 60 deri në 65 milje në orë”, tha kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, gjatë një konference për sigurinë publike të mërkurën.

” Shërbimi Kombëtar i Motit ka lëshuar një paralajmërim për erëra të forta, si dhe një paralajmërim për përmbytje bregdetare. Erërat do të jenë aq të forta të enjten sa mund të shkaktojnë rrëzimin e degëve të pemëve dhe të linjave të energjisë”, shtoi Mamdani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sulm i armatosur në Peru, grabitet automjeti që transportonte bizhuteri (VIDEO)

Një grabitje e armatosur, e organizuar në formën e një prite, ka tronditur mëngjesin e së premtes qytetin e Callaos në Peru. Një grup prej...
18:54 | 27/11/2026

Kryeministri i emëruar i Izraelit premton formimin e qeverisë së re brenda 8 ditësh

Kryeministri i emëruar i Izraelit, Gadi Eisenkot, ka deklaruar se synon të formojë qeverinë e re brenda tetë ditësh, pavarësisht mungesës së një marrëveshjeje me...
18:08 | 27/11/2026

Manchester United zgjat kontratën e Bruno Fernandes deri në vitin 2028

Manchester United ka aktivizuar klauzolën për zgjatjen me një vit të kontratës së kapitenit Bruno Fernandes, duke siguruar shërbimet e mesfushorit portugez deri në qershor...
18:05 | 27/11/2026