Qazim Laçi vijon të shfaqet në një formë të shkëlqyer në kampionatin turk të futbollit me skuadrën e Rizespor me të cilin po shënon gola të rëndësishëm.

Këtë radhë mesfushori i Kombëtares Shqiptare ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës në ndeshjen me Kasimpasa.

Qazim Laçi shënoi në minutën e 22, një gol që ishte shumë i thjeshtë pasi dërgoi në rrjetë nga shumë pranë portës  një top të kthyer nga shtylla pas gjuajtjes së një prej shokëve të skuadrës së tij duke i dhënë avantazhin e përkohshëm skuadrës së Rizespor.

Për Qazim Laçin ky ishte goli i tij i katërt në këtë sezon me fanellën e Rizespor në Super Ligën turke.

VIDEO i golit të Qazim Laçit

Top Channel