Nelson Hysa dhe Agit Kabayel kanë kryer matjet zyrtare në prag të përballjes së shumëpritur mes tyre, që do të zhvillohet të shtunën, më 28 nëntor.
Peshimi u zhvillua në një atmosferë pozitive, ku dy boksierët treguan respekt të ndërsjellë përpara duelit në ring. Megjithatë, momenti që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte poza e përbashkët e tyre, teksa të dy bënë simbolin e shqiponjës me duar.

Pamjet u publikuan edhe nga DAZN Boxing, që do të transmetojë drejtpërdrejt këtë përballje, duke e cilësuar atë si një duel të madh boksi.
Gjesti i dy boksierëve u prit me interes nga tifozët, duke i dhënë një tjetër dimension përballjes, e cila pritet të jetë mjaft e luftuar.
Tashmë gjithçka është gati për duelin e 28 nëntorit, një datë me rëndësi të veçantë për Shqipërinë, pasi përkon me festën e Pavarësisë. Nelson Hysa do të synojë të bëjë një paraqitje të madhe përballë Kabayel, në një sfidë që ka marrë vëmendje të konsiderueshme edhe për shkak të simbolikës shqiptare.
What a fight! 😳
Agit Kabayel & Nelson Hysa face off for the final time ahead of a classic world title duet up 🥊
#KabayelHysa | Nov 28 | Live on DAZN ▪️ https://t.co/gvDPemIsxq
— DAZN Boxing (@DAZNBoxing) November 27, 2026
© SYRI.net
VIDEO/ Qazim Laçi shënon sërish në Superligën e Turqisë, i katërti në këtë sezon
VIDEO/ Skenë e turpshme në Kategorinë e Parë, futbollisti i Ilirisë tenton të kafshojë kundërshtarin, ndëshkohet me të kuq
Anthony Gordon, anglezi i një epoke tjetër: Barcelona ka gjetur ‘Raphinha-n e dytë’Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: