Edhe këtë të premte, qytetarët janë përballur me ndërhyrjen e forcave të policisë, të cilat nuk i kanë lejuar të qëndrojnë në bulevardin përpara Kryeministrisë.
Efektivët kanë ushtruar forcë duke i shtyrë protestuesit drejt trotuarit përballë, pranë selisë së Kuvendit.
View this post on Instagram
Gjatë tensioneve, një qytetare e moshuar ka reaguar ashpër ndaj policëve, duke kërkuar të dijë arsyen se përse nuk lejohen të protestojnë paqësisht në vendin e tyre.
“Përse nuk më lejoni të protestoj? Është atdheu. Nuk na lënë të protestojmë. Është turp në atdheun tënd të mos protestosh. Edi Rama e ka lëshuar Shqipërinë. O populli çohuni. Të jemi në një qëllim për të çliruar Shqipërinë. Ju erdhi fundi”, u shpreh protestuesja.
