• Kontakt
Friday, November 27, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ndryshimi në buxhet/ Brisejda Çakërri, idiotja e dobishme e investitorëve strategjikë

19:35 : 27/11/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Tashmë është bërë zakon që Edi Rama i përdor femrat e rekrutuara prej tij si deputete për punët e pista të natës. Kështu ka ndodhur edhe me deputeten e Vlorës, Brisejda Çakërri, e cila u shndërrua pak kohë më parë në meme, pasi profetizoi se nuk ka rënë euro, por është forcuar leku. Atë, pak ditë më parë, e përdorën për të hedhur një propozim që, vështirë se e kuptonte: një projektligj për të shmangur tenderat e IT-së, duke i bërë blerjet shtetërore me negociata direkte.

Por, idhtarja e “lëkut të fortë” shkëlqeu në përdorimin e saj në mesnatën mes të enjtes dhe të premtes deri sa në kuvend po votohej buxheti i vitit të ardhshëm. Në një kohë që Edi Rama po bën propagandë se ka hartuar një buxhet ku të pasurit do të paguajnë më shumë, pasi pasuria kombëtare duhet rishpërndarë, ai përdori si levë Çakërrin, për të futur një amendament në favor të oligarkëve.

Fjala është për të përjashtuar nga taksat pronarët e hoteleve luksozë me 4-5 yje edhe për tre vite të tjera. Ndërkohë që periudha e lehtësimeve për “investitorët strategjikë” përfundonte në vitin 2026, në një kohë kur atë e ka kërkuar me forcë edhe Bashkimi Evropian, pas propozimit të Çakërrit ajo do të shtyhet deri në dhetor 2029.

Kryeministri, krejt i vetëdishëm që po bënte një skandal, që i hidhte poshtë si retorikën populiste dhe angazhimet ndaj Brukselit, e futi këtë propozim jashtë çdo procedure dhe në minutat e fundit, pa kaluar nëpër filtrat e komisioneve parlamentare. Për publikun këtë gjë e denoncoi në sallë deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, e cila përmendi edhe emrin e homologes së saj vlonjate.

Ashtu sikurse pritej mazhoranca socialiste e miratoi me 77 vota propozimin që Çakërri nuk e ka bërë me kokën e saj. Kjo presupozon që bizneset e përjashtuara nga pagesa për tatimin mbi fitimin (15%) prej dhjetë vjetësh, do vijojnë ta kenë këtë avantazh.

Lexo edhe:

Qytetarët mblidhen tek Kryeministria, thirrje për dorëheqje e Ramës

Rama gjen zgjidhjen për dëmet në protesta: Shteti paguan, protestuesit nxjerrin kuletën

Por në kohën kur Rama po propogandon se të pasurit duhet të paguajnë më shumë, kalimi i këtij amendamenti përbën një paradoks.Sepse nga njëra anë, qeveria promovon turizmin elitar, markat ndërkombëtare dhe resortet luksoze si motorë të zhvillimit ekonomik. Ndërsa nga ana tjetër, ky model mbështetet në një sistem lehtësish fiskale që nuk është i disponueshëm për të gjithë sipërmarrësit.

Kështu përshembull një hotel i vogël familjar, një biznes vendas apo një strukturë akomoduese që nuk plotëson kriteret e markës ndërkombëtare vazhdon të operojë nën regjimin e zakonshëm të tatimit. Ndërsa një resort që përmbush kriteret për statusin special mund të përfitojë një dekadë pa tatim mbi fitimin.

Kjo ngre një pyetje legjitime mbi konkurrencën: a është e drejtë që shteti të favorizojë përmes taksave pikërisht investitorët më të mëdhenj, të cilët kanë edhe kapacitetet më të mëdha financiare? A është e drejtë mënyra se si shpërndahen privilegjet ekonomike në një vend ku barra fiskale nuk është e njëjtë për të gjithë? Dhe këto të shpien tek një dilemë tjetër: një vend që ka nevojë për të ardhura publike, investime në infrastrukturë, shkolla, spitale dhe shërbime sociale a mund të vendosë të heqë dorë për dhjetë vjet nga tatimi mbi fitimin e disa prej investimeve më fitimprurëse të sektorit të turizmit?

Natyrisht e ngrata Brisejda Çakërri nuk e ka vrarë mendjen për këto pikëpyetje. Asaj i kanë marrë peng emrin dhe firmën, për të futur tinës, në mes të natës, pa procedurë të rregullt ligjin që u bënë nder të preferuarve të kryeministrit të “majtë”, investitorëve strategjikë./ LAPSI.AL 

Etiketa: Brisejda ÇakërribuxhetideputeteEdi RamainvestitoreJorida Tabakuleku

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qytetarët mblidhen tek Kryeministria, thirrje për dorëheqje e Ramës

19:12 : 27/11/2026
AKTUALITET

Rama gjen zgjidhjen për dëmet në protesta: Shteti paguan, protestuesit nxjerrin kuletën

18:56 : 27/11/2026
AKTUALITET

“Rama nuk pyet për Kushtetutën”/ Nuri: Qeveria përdor policinë për të shuar protestën

16:16 : 27/11/2026
AKTUALITET

Tabaku: Buxheti 2027, i klientëve të qeverisë, jo i shqiptarëve

15:23 : 27/11/2026
AKTUALITET

Plani për kontrollin e bashkisë/ Çfarë loje po luan Veliaj

15:02 : 27/11/2026
AKTUALITET

Veliaj doli nga “narkoza”, është çështje goje, jo këmbe!

13:20 : 27/11/2026

TË GJITHA

Ndryshimi në buxhet/ Brisejda Çakërri, idiotja e dobishme e investitorëve strategjikë

19:35 : 27/11/2026

Nuk u lejuan të protestonin para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në Tiranë

19:26 : 27/11/2026

Qytetarët mblidhen tek Kryeministria, thirrje për dorëheqje e Ramës

19:12 : 27/11/2026

Rama gjen zgjidhjen për dëmet në protesta: Shteti paguan, protestuesit nxjerrin kuletën

18:56 : 27/11/2026

Prokuroria e çoi në gjyq, Xhensila Myrtezaj thyen heshtjen: Të ardhurat e mia janë të ligjshme

18:37 : 27/11/2026

Lulzim Basha padit për shpifje Taulant Ballën

18:22 : 27/11/2026

A do të jetë Monika Kryemadhi opinioniste edhe në Big Brother VIP Albania 6?

18:08 : 27/11/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com