Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i është drejtuar sërish Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar të shfuqizojë tre vendimet e shkallëve të gjyqësorit, që nuk pranuan kërkesën e tij për konstatimin e shkeljeve procedurale dhe pavlefshmërinë e veprimeve hetimore të kryera, sipas tij, nga SPAK. Në kërkesën drejtuar Kushtetueses nga burgu i Fierit, Veliaj thekson se duhen shfuqizuar si të papajtueshëm me Kushtetutën vendimet e Gjykatës së Posaçme të Shkallës s Parë, Apelit të Posaçëm dhe Gjykatës së Lartë. Sipas regjistrit të publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Kushtetuese, relator i çështjes është caktuar gjyqtari Asim Vokshi.