Euroleague: Nadir Hifi - MVP i muajit nëntor
Basketbollisti i Parisit, Nadir Hifi, është shpallur lojtari më i vlefshëm (MVP) i muajit nëntor në Euroleague.
Gjatë muajit nëntor, Hifi mori përgjegjësinë në momentet vendimtare dhe në tri ndeshje radhazi i siguroi fitoren Parisit me gjuajtjet vendimtare në sekondat e fundit.
Ky është rasti i parë i tillë në histori të Euroleagues.
Basketbollisti i Parisit regjistroi mesatarisht 19.4 pikë, 6 asistime dhe 3.6 kërcime për ndeshje.
Parisi renditet në vendin e 11-të në tabelën e Euroligës, me tetë fitore dhe gjashtë humbje.
Në xhiron e ardhshme, skuadra franceze do të jetë mysafire e Bayernit.













