Prefektura e Qarkut Vlorë ka kthyer për rishqyrtim buxhetin e Bashkisë Vlorë për vitin 2027. Shkak për këtë vendim është bërë koha kur është miratuar buxheti vendor, përpara miratimit të buxhetit të shtetit për vitin 2027. Prefektja e Qarkut Vlorë, Evis Allushi, sqaron se kthimi për rishikim nuk lidhet me shumën e parashikuar në buxhet, por me procedurën dhe afatin e miratimit të tij. Sipas saj, buxheti vendor është miratuar përpara se Kuvendi të miratonte buxhetin e shtetit, në kundërshtim me procedurën e parashikuar në legjislacion.