Lajmi i fundit

Policia italiane vret një të ri shqiptar gjatë një shkëmbim zjarri, një tjetër arrestohet

VIDEO/ Familja bllokohet në automjetin e përmbytur, babai merr fëmijën në krahë për ta shpëtuar

19:47, 27/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Reshjet intensive të shiut kanë krijuar situata të vështira në disa rrugë të qytetit të Vlorës, ku prezenca e lartë e ujit ka vështirësuar qarkullimin dhe ka bllokuar automjete.

Një prej rasteve është ai i një automjeti që ka pësuar defekt në mes të rrugës së përmbytur. Familja ka qëndruar për rreth dy orë brenda makinës, ndërsa babai është detyruar të marrë fëmijën në krahë për ta nxjerrë nga uji.

Ndërkohë, sipas pamjeve të publikuara, edhe në një automjet të bardhë raportohet se kanë mbetur të bllokuar persona, mes tyre një grua dhe një fëmijë i vogël.

Situata ngre shqetësime për reagimin e strukturave të emergjencave civile dhe policisë, si dhe për mungesën e ndërhyrjes në kohë për të ndihmuar qytetarët e bllokuar.

Përveç vështirësive në qarkullim, prezenca e ujit fsheh edhe rrezikun e pusetave të hapura, duke shtuar rrezikun për këmbësorët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco