Përplasje mes disa personave në lagjen “11 Janari” në Fier, policia shoqëron tre persona
27/11/2026 20:30
Një konflikt mes disa personave është regjistruar në lagjen “11 Janari” në qytetin e Fierit.
Mësohet se pas përplasjes, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, ndërsa patrullat po shoqërojnë tre persona në ambientet e komisariatit për sqarimin e rrethanave të konfliktit.
Ende nuk dihen shkaqet që çuan në këtë përplasje, ndërsa pritet që policia të japë më shumë informacion lidhur me ngjarjen.
Top Channel