Friday, November 27, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Përplasje Itali-Ukrainë / Tajani, ministri i jashtëm: Zelensky thotë të pavërteta për sulmin e anijes ruse në Libi

timoni.al by timoni.al
November 27, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Përplasje Itali-Ukrainë / Tajani, ministri i jashtëm: Zelensky thotë të pavërteta për sulmin e anijes ruse në Libi
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sulmi ukrainas ndaj korvetës ruse “Mercury” në ujërat territoriale të Libisë ka çuar në përplasje diplomatike ndërmjet Kievit dhe Romës. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbrojti operacionin, të kryer në portin e Bengazit, duke e cilësuar atë plotësisht legjitim dhe të koordinuar me aleatët, reagim ky pas kritikes së kryeministres italiane, Xhorxha Meloni, e cila tha se sulmi nuk duhej të kishte ndodhur kurrë. Zelensky nënvizoi se autoritetet ukrainase dinë të identifikojnë kur një anije i nënshtrohet sanksioneve, kur transporton armë ruse dhe kur mban flamurin rus, dhe shtoi se forcat, shërbimet e sigurisë dhe inteligjenca e tij ishin të qarta për këto çështje. Ai argumentoi se nuk mund të lejohet që anijet ruse të sulmojnë apo të transportojnë armë.

Nga ana tjetër, nga Roma erdhi një kundërpërgjigje e prerë nga ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, i cili e cilësoi të pavërtetë pretendimin e Zelenskyt për koordinim. Tajani deklaroi se nuk kishte pasur asnjë lloj koordinimi, se askush nga autoritetet italiane nuk ishte informuar dhe se askush nuk dinte për veprimet e ukrainasve në Libi. Këto deklarata shënuan një thellim të tensionit diplomatik mes dy vendeve pas incidentit.

Rastet e reagimeve politike në Itali tregojnë se kjo çështje ka marrë përmasa më të gjera brenda skenës së brendshme. Zëvendëskryeministri Matteo Salvini thirr për një mbledhje urgjente të Komitetit Ndërministror për Sigurinë Detare, caktuar për 1 dhjetor, ndërsa opozita kritikon qeverinë dhe veçanërisht kryeministren Meloni, duke thënë se qëndrimet e saj kanë dobësuar peshën e Italisë në arenën europiane. Konflikti diplomatik midis Kievit dhe Romës, si dhe tensionet politike të brendshme në Itali, mbeten të ndërlidhura me interpretimet e ndryshme rreth legjitimitetit dhe koordinimit të veprimeve ushtarake në ujërat e Libisë. Top Channel.

Previous Post

Edhe serbët u bashkuan — Berisha para protestës: Një opozitë e re është shtuar, mazhoranca po kalon në minorancë

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al