Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është rikthyer edhe një herë kilometrit të fundit për t’i dhënë zemër të tijëve.
Gjatë një takimi në Kamëz, Berisha tha se e di që demokratët janë lodhur e rraskapitur në opozitë gjithë këto vite, por kërkoi prej tyre edhe një sforco të fundit.
“Unë e di se opozitarët kaq vite në opozitë janë të lodhur. Unë e di se janë të rraskapitur. I di të gjitha. Por di dhe këtë që ne kurrë s’duhet të dorëzohemi. Tani që jemi në kilometrin e fundit, ne duhet të qëndrojmë si viganë”, tha Berisha.