Një grua është filmuar duke kapur prej flokësh një të re në qytetin e Kukësit, në një ngjarje të ndodhur disa ditë më parë.
Pamjet e kamerave të sigurisë, të mbërritura në redaksinë e JOQ Albania, tregojnë momentin kur gruaja i afrohet vajze, e kap prej flokësh dhe më pas largohet me vrap nga vendngjarja.
Deri më tani nuk dihen arsyet që kanë çuar në këtë veprim dhe as nëse dy gratë njiheshin me njëra-tjetrën.
Denoncuesi ka dërguar pamjet për ta bërë rastin publik dhe për të tërhequr vëmendjen ndaj ngjarjes së regjistruar në qytetin e Kukësit.