Siljanovska-Davkova dhe Shiroka-Pula: Tuneli Prizren-Tetovë dhe hekurudha Prishtinë-Shkup në fokus

Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, në margjinat e Takimit të liderëve të Procesit Brdo-Brioni në Ohër, u takua me presidenten e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula.
Siç njoftojnë nga presidenca e Maqedonisë së Veriut, Siljanovska-Davkova theksoi se marrëdhëniet ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës janë miqësore dhe karakterizohen nga komunikimi i hapur ndërmjet qytetarëve dhe institucioneve shtetërore, si dhe nga bashkëpunimi intensiv ekonomik, tregtar dhe kulturor.
Dy presidentet kanë përshëndetur vendosjen e pikave të përbashkëta kufitare One Stop Shop dhe fillimin e punimeve në autostradën Shkup–Bllacë.
Theksuan përfundimit e procedurave për ndërtimin e tunelit që do të lidhë Prizrenin me Tetovën, si dhe të përpjekjeve për rivendosjen e linjës hekurudhore Prishtinë–Shkup”.
Që të dy presidentet kanë vlerësuar lartë pjesëmarrjen e grave në Samitin e Brdo-Brionit, duke potencuar nevojën për bashkëpunim me të gjerë dhe intensiv në arsim dhe shkencë.
“Të dy presidentet përshëndetën përfaqësimin e barabartë të grave dhe burrave në takimin e sotëm, ndërsa si profesoresha theksuan nevojën për bashkëpunim më të gjerë dhe më intensiv në fushën e arsimit dhe shkencës. Presidentet vlerësuan se fqinjësia e mirë është një parakusht i rëndësishëm për prosperitetin e Ballkanit Perëndimor, ndërsa në Procesin Brdo-Brioni shohin një instrument të domosdoshëm për ndërtimin e besimit të ndërsjellë dhe sigurimin e një perspektive të qëndrueshme evropiane”, përfundojnë nga Presidenca.


































