Janë zhvilluar dy ndeshjet e para të javës së 13 të Kategorisë Superiore ku të bie në sy fakti që në të dyja këto ndeshje janë shënuar 10 gola.

Tirana arriti t’i imponohet Skënderbeut duke e mundur me rezultatin 3-2, një sukses ky që i jep mundësinë skuadrës kryeqytetase që të ngjitet në vendin e tretë të klasifikimit me 19 pikë duke e zbritur Skënderbeun në vendin e katërt.

Ndërsa në Elbasan Arena, Partizani i shkaktoi humbjen e tretë radhazi Dinamos duke e mposhtur me rezultatin 4-1. Një fitore kjo që iu jep mundësinë Të Kuqve që të shkojnë në 13 pikë dhe të ngjiten në vendin e nëntë duke ia lënë pozicionin e fundit për momentin Laçit.

Java e 13 do të vijojë me ndeshjet mes Vorës dhe Teutës e Vllaznisë e Laçit që do të luhen ditën e shtunë, ndërsa të dielën do të luhet përballja mes Egnatias e Elbasanit.

Top Channel