136 kilogramë marihuanë në Kaçanik, Prokuroria ndalon tre persona, një ende në arrati

27 Nëntor 2026 | 21:15

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Ferizaj kanë dhënë detaje të reja lidhur me aksionin e zhvilluar në autostradën “Arbën Xhaferi”, në afërsi të Doganajt të Kaçanikut, ku u sekuestruan rreth 136 kilogramë marihuanë dhe u arrestuan tre persona të dyshuar.

Në një komunikatë të përbashkët, këto dy institucione kanë bërë të ditur se aksioni është realizuar të premten, në kuadër të planit taktik të koduar “Kufiri 2”, pas hetimeve intensive të Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj.

Sipas njoftimit, tre të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorit të Shtetit, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

FOTO/ Kuqezi dhe me emblemën e UÇK-së, “Liria ka Emër” i jep “NewBorn”-it pamje të re për 28 Nëntor

Monumenti “NewBorn”, në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, do të marrë një pamje të re për 28 Nëntor. Platforma “Liria ka Emër” po e “mbështjell” monumentin...
21:12 | 27/11/2026

Dhjetë të lënduar pas aksidentit mes autobusit dhe kamionit në rrugën Pejë-Prishtinë

Një aksident trafiku mes një autobusi dhe një kamioni ka ndodhur sot rreth orës 14:05 në fshatin Rixhevë të Klinës, në rrugën Pejë–Prishtinë. Si pasojë...
20:20 | 27/11/2026

Investimet në armatim dhe personel, Kosova synon anëtarësimin në NATO

Të premten, Forca e Sigurisë së Kosovës hapi dyert për qytetarët, duke u dhënë mundësinë të njihen nga afër me ushtarët, makinerinë dhe armatimin që...
16:57 | 27/11/2026