“Ti t’ja bësh këtë Luizit tim?”/ Bes Kallaku në Live me Luizin: Më ftuan të të konkurroj në Big Brother, nuk pranova se s’do më votonte as Ija

27/11/2026 21:19

I ftuari i parë në Live me Luizin është Bes Kallaku, i cili që në start nuk i ka kursyer batutat me Luizin. Ai ka zbuluar edhe ftesën për në Big Brother Vip Albania 2, kur një nga protagonistët ishte Luizi.

Bes Kallaku: “Më kanë ftuar të hyj në Big Brother për të të konkurruar ty. Kur më erdhi ftesa për në Big Brother i thashë më lini ta diskutoj me Ijen. Shkova dhe më tha: Pse u vonove or çun.

I thashë më kanë ftuar për në Big Brother se më kanë thënë se vetëm ti përplasesh me natyrshmërinë e Luizit. Më kanë thënë se mund të dalësh në finale me të. Më tha: T’ja bojsh ti Luizin tim ktë gjë, kokërr vote nuk për të marrë,. Prandaj thashë nuk hyj në Big Brother, se as Ija ime nuk më votonte”.

Luiz Ejlli: “Do të ishte sikur të vija unë dhe të bëja Gjinin në vendin tënd në Portokalli”.

Top Channel