Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

VIDEO/ 'Nesër, të gjithë bashkë për Shqipërinë që duam'

21:12, 27/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Monolog/ Nga Florian Binaj

Shqipëria ka 15 festa kombëtare në vit. Disa janë festa pagane, disa fetare, disa komunitare, disa historike, por vetëm njëra, është festë thelbësisht kombëtare: ajo që është nesër.

Është e vetmja festë, që ti, pavarësisht se ku ke lindur, pavarësisht se çfarë feje, ideje a

krahine je, pavarëisht se ku gjendesh, në atdhe apo jashtë, do ta festosh njëlloj.

Është e vetmja festë që na jep identitet të gjithëve, dhe jo vetëm një pjese prej nesh.

Është e vetmja ditë kur kokën përpiqemi ta ngremë lart, sado keq t’i kemi punët tona personale apo të vendit.

Por….

Një nga njerëzit e mëdhenj të këtij vendi, pati shkruar një rresht:

“Po sot Shqipni, po më thuej si je…?”

Më shumë se kurrë, kjo pyetje që e ka përgjejn brenda, duhet shqiptuar me zë, sot.

Sepse nga padija, ligësia apo injoranca, po mundohen të na e mbjanë kokën ulur. Po

mundohen të na çbëjnë duke ngritur në piedestal antivlerat, e po mundohen të na

mbajnë të përçarë.

Pushteti, nuk i do shqiptarët krenarë -se nuk do karshillëk; nuk i do shqiptarët të pasur,

se nuk i do të pavarur; nuk i do as të shkolluar, se nuk do t’i kërkojnë llogari.

Ky pushtet, dhe ky uzurpator, nuk e do këtë festë. Mund të mbajë parada, se i duhen

për propagandë; i injoron etërit e kombit se ëshët i zhytyr në vanitet; u ka vjedhur dhe

emrin, se i duhet për të qenë pompoz.

Por ai nuk na do të bashkuar, se ndryshe nuk na sundon dot.

Prandaj dhe prej vitesh, kjo festë madhështore, është kthyer në një ikje jashtë për

pushime. Sepse endib e këtij Kryeministri nuk na tërheq më.

Një vit, ka shumë festa. Një jetë njeriu, mund të ket dhe qindra festa kombëtare.

Por momente historike, ka pak.

Dhe nesër, është një ditë e tillë, që ne mund ta bëjmë të mbetet në histori.

Le ta kthejmë këtë ditë flamuri në një ditë të vërtetë pavarësie.

Që në të ardhmen, kur të kthejmë kokën pas, të themi me krenari: po, atë ditë kam

qenë aty.

Unë uroj me gjihtë zemër, që të jeni në Shqipëri nesër!

Rroftë Shqipëria.

E lirë, e bukur, njerëzore dhe e përfundimisht pamvarur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco