OpenAI padit Apple, e akuzon për vjedhje të informacionit konfidencial dhe presion ndaj furnizuesve

27 Nëntor 2026 | 21:41

OpenAI ka ndërmarrë veprime ligjore kundër Apple, duke e akuzuar kompaninë teknologjike për përvetësimin e informacionit konfidencial mbi pajisjet e saj të inteligjencës artificiale, ende të papublikuara, si dhe për ushtrimin e presionit ndaj furnizuesve për të kufizuar bashkëpunimin me krijuesin e ChatGPT.

Padia është depozituar të premten në një gjykatë federale në San Jose të Kalifornisë nga OpenAI Group dhe dega e saj e pajisjeve, io Products, ndaj dy ish-punonjësve të Apple, Chang Liu dhe Tang Yew Tan. Kompania kërkon dëmshpërblim dhe ndërhyrjen e gjykatës për të ndaluar veprimet e pretenduara, ndërsa ka kërkuar që çështja të shqyrtohet nga një juri.

Sipas dokumenteve gjyqësore, një ish-punonjës i Apple, i identifikuar si “Punonjësi X”, dyshohet se gjatë një periudhe rreth gjashtëmujore, përpara largimit nga OpenAI më 2 qershor, ka transferuar materiale konfidenciale të kompanisë në llogaritë e tij personale. Informacionet e dyshuara përfshinin dizajne pajisjesh, të dhëna nga testimet e prodhimit dhe detaje mbi furnizuesit.

OpenAI pretendon se punonjësi iu bashkua sërish Apple menjëherë pas largimit dhe se, me kërkesë të kësaj të fundit, në korrik informoi drejtues të lartë të operacioneve në rajonin Azi-Paqësor mbi zhvillimin e pajisjeve dhe planet e produkteve ende të papublikuara të OpenAI.

Akuzat e para u paraqitën nga OpenAI më 14 tetor, kur kompania deklaroi se punonjësi kishte transferuar më shumë se 100 dokumente konfidenciale në llogaritë personale. Nga ana tjetër, Apple i kishte deklaruar gjykatës se kontrollet fillestare nuk kishin identifikuar asnjë informacion konfidencial të OpenAI dhe se kishte kërkuar më shumë detaje për të vijuar hetimin e brendshëm.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zelensky kërkon falje ndaj Melonit, Ukraina nuk kishte informuar Italinë për sulmin ndaj anijeve ruse në Libi

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka kontaktuar kryeministren italiane Giorgia Meloni, pas polemikave të shkaktuara nga deklaratat e tij në një intervistë për BBC-në lidhur me...
21:36 | 27/11/2026

Nju Jork, Parada e Ditës së Falënderimeve shtyhet për herë të parë në 100 vjet

Kjo është shtyrja e parë në historinë e ngjarjes, e cila mbush 100 vjeç këtë vit , ndërsa një stuhi e fuqishme po forcohej në...
19:17 | 27/11/2026

Sulm i armatosur në Peru, grabitet automjeti që transportonte bizhuteri (VIDEO)

Një grabitje e armatosur, e organizuar në formën e një prite, ka tronditur mëngjesin e së premtes qytetin e Callaos në Peru. Një grup prej...
18:54 | 27/11/2026