Vendosni fjalën kyçe....

Probleme nga përmbytja në Vlorë


Rrugë të tëra në Vlorë vijojnë të jenë të përmbytura nga shiu i ditës së sotme.

Kjo ka çuar në vështirësi në lëvizjen e makinave dhe qytetarëve. Gjendja më e vështirë është në rrugën “Albano e Romina”, që është e pakalueshme nga makinat.

Problemi me përmbytjet është një problem i shpeshtë për Vlorën, që shfaqet sa herë bie shi.

Vështirësi në qarkullim raportohet edhe në lagjen “29 Nëntori”, si dhe pranë Bibliotekës Publike “Shefqet Musaraj”, ku uji vijon të grumbullohet në rrugë.