Prej 12 orësh reshje të dendura pa pushim, përmbytet Vlora! Situatë e vështirë në lëvizjen në qytet
Rrëshqitja e inerteve në rrugë ka shkaktuar bllokimin e përkohshëm të qarkullimit në Qafën e Vishës, në Himarë, si pasojë e reshjeve me intensitet të lartë që përfshinë ditën e sotme qarkun e Vlorës.
Pas situatës së krijuar, në vendngjarje kanë ndërhyrë kontraktori përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugës dhe shërbimet e MZSH-së për largimin e materialeve të depozituara në aks.
Falë ndërhyrjes, rruga është bërë e kalueshme në njërën korsi, ndërsa puna për pastrimin e korsisë tjetër do të vijojë gjatë orëve të para të mëngjesit të nesërm.
Drejtuesit e mjeteve që kalojnë në këtë segment duhet të tregojnë kujdes të shtuar, për shkak të kushteve të krijuara nga reshjet dhe pranisë së inerteve në rrugë.
Top Channel