Edhe Max Verstappen ‘i çmendur’ pas GTA: 40 orë lojë në një fundjavë
Mercedes ishin të paarritshëm në provat e lira në Çmimin e Madh të Katarit në Botërorin e Formula 1. Ai që bëri diferencën ishte Andrea Kimi Antonelli i cili shënoi kohën më të mirë si në provën e parë ashtu edhe në të dytën duke fituar këto prova me kojën 1 minutë 23 sekonda e 77 të mijtat.
Në vendin e dytë u rendit George Russell që në provat e para ishte gjysmë sekondi larg shokut të tij të skuadrës, ndërkohë që në të dytat e reduktoi këtë diferencë në vetëm 127 të mijtat më shumë se kampioni i botës. Kohën e tretë më të mirë e shënoi Lando Norris i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës Oscar Piastri në të katërtin respektivisht me 445 dhe 472 të mijtat më shumë se Antonelli.
Makinat McLaren u pasuan nga dy pilotët e Red Bull, Max Verstappen dhe Isack Hadjar të pozicionuar në vendin e pestë dhe të gjashtë dhe menjëherë vijnë dy makinat Ferrari të Leclerc dhe Hamilton që ishin mbi 1 sekondë më shuma se Antonelli; 1.22 sekonda për Leclerc dhe 1.39 sekonda për britanikun. Klasifikimi me dyshet vijon me Liam Lawson dhe Arvid Lindblad me Racing RedBull që mbyllën dhjetëshen e parë të provave të lira.
Top Channel