Dyshime për përfshirjen e deputetes Etleva Budini në skemën e Postës së Durrësit, arkëtarja rrëfen: Drejtoresha më kërkoi të mohoja marrjen e parave

Versionet e punonjëseve të Filialit të Postës së Durrësit për mungesën e 69 milionë lekëve nuk përputhen. Emisioni “Në Shënjestër”, i gazetares Klodiana Lala, solli dëshmitë e arkëtares Paola Dana, përplasjet mes punonjëseve, vendimet e gjykatës për masat e sigurisë dhe kalimin e dosjes në kompetencë të SPAK.

Sipas arkëtares Paola Dana, paratë që dilnin nga arka merreshin nga shefja e Financës, Valbona Duni, e cila më pas ia dorëzonte drejtoreshës Elisabeta Mataj. Dana ka treguar gjithashtu se Mataj i kishte kërkuar të hartonte një deklaratë ku të mohonte se drejtoresha kishte hyrë në zyrën e saj për të marrë para.

Të lidhura

None found

Gjykata e Durrësit vendosi fillimisht “arrest me burg” për Elisabeta Matajn, por më pas e zëvendësoi këtë masë me “arrest në shtëpi”. I njëjti vendim u mor edhe për Valbona Dunin dhe Paola Danën. Dosja i është dërguar SPAK-ut, ku dyshohet se në hetim është përfshirë edhe deputetja socialiste Etleva Budini, e cila më herët ka drejtuar filialin.

Pjesë nga dokumentari:

Dosja hetimore

Gjatë marrjes në pyetje, arkëtarja e filialit Paola Dana dhe përgjegjësja e Sektorit të Shërbimeve Mbështetëse, Valbona Duni, deklaruan se vlerat monetare të munguara ishin tërhequr rregullisht, sipas datave, nga drejtoresha e Filialit të Durrësit, Elisabeta Mataj. Kjo akuzë nuk është pranuar nga Mataj.

Përpara Policisë Gjyqësore pranë Drejtorisë së Krimit Ekonomik, Paola Dana ka deklaruar se, që prej muajit Prill 2026, drejtoresha Elisabeta Mataj kishte dhënë urdhra gojorë për shpërndarjen e parave në filialet e Shijakut dhe Krujës.

Sipas këtyre udhëzimeve, paratë duhej të transportoheshin drejt dy filialeve pa shoqërimin fizik të kompanisë së sigurisë.

Paola Dana

“Pasi këto shuma tërhiqeshin nga bankat për ndihmat sociale dhe pensionet dhe pasi regjistroheshin në arkën time, i merrte shefja e Financës, shtetasja Valbona Duni, e cila i dërgonte në zyrën e saj.

Nuk e di se kujt ia dorëzonte më pas Valbona Duni këto para, por ajo më kthente mandatin e firmosur nga drejtoresha Elisabeta Mataj dhe nga punonjësja që e merrte shumën në Shijak dhe në Krujë.

Mandatet që më silleshin më pas i bashkëngjisja me dokumentet e mia në arkën ditore.

Rasti i largimit të shumave monetare pa shoqërimin e Security-t është përsëritur disa herë, por nuk më kujtohet me saktësi se kur ka ndodhur gjatë periudhës Prill–Qershor 2026”.

Paola Dana ka rrëfyer gjithashtu se kishte qenë dëshmitare e një konflikti të ashpër mes shefes së Financës, Valbona Duni, dhe drejtoreshës së filialit, Elisabeta Mataj.

Sipas saj, pas kësaj përplasjeje, Mataj i kërkoi të firmoste një deklaratë ku të shkruante se ajo nuk kishte hyrë në zyrën e arkëtares dhe nuk kishte marrë thasë me para nga arka.

Paola Dana

“Më 9 Korik 2026 mësova se filialet e Krujës dhe Shijakut nuk kishin marrë vlerat monetare të përcaktuara, të cilat ishin nxjerrë nga ana jonë.

Po atë ditë dëgjova se mes shefes së Financës, Valbona Duni, dhe drejtoreshës Elisabeta Mataj kishte ndodhur një debat i madh. Nuk e di saktësisht çfarë është thënë, sepse ato ndodheshin në zyrat e tyre. Shkova te zyra e Valbonës dhe e pyeta se ku ishin paratë, pasi dokumentet tregonin se ato ishin nxjerrë nga arka.

Ajo më tha se paratë i kishte marrë drejtoresha Elisabeta për t’i çuar diku dhe se përgjegjësinë duhej ta mbante ajo”.

Arkëtarja ka deklaruar se pas kësaj ngjarjeje nuk e ka takuar më shefen e Financës, Valbona Duni.

Ndërkohë, drejtoresha Elisabeta Mataj e kishte thirrur në zyrën e saj, ku ndodhej edhe shefi i sigurisë së Postës, Minir Kodra.

Paola Dana

“Drejtoresha Elisabeta Mataj më pyeti: ‘A kam dalë ndonjëherë unë me thes nga zyra jote? A të kam marrë ndonjë gjë?’ Më pas më kërkoi të shkruaja me dorën time një deklaratë, ku thuhej: ‘Drejtoresha nuk ka hyrë në zyrën time për të marrë vlera monetare nga arka’”.

Paola Dana ka sqaruar se deklaratën e kishte hartuar pasi ia kishte kërkuar drejtoresha Elisabeta Mataj.

Sipas dëshmisë së saj, Mataj i kishte thënë se do të kontrolloheshin kamerat e sigurisë dhe se do të vërtetohej që nuk ishte ajo personi që kishte marrë paratë, por shefja e Financës, Valbona Duni.

Paola Dana

“Mandati për shumën përkatëse printohej nga sistemi ‘Eterna financiare’ dhe më pas firmosej nga shefja e Financës, drejtoresha, unë dhe personi që e merrte shumën. Paratë, së bashku me mandatin, dilnin nga arka, ndërsa mandati i firmosur nga marrësi më dorëzohej mua brenda së njëjtës ditë ose të nesërmen”.

Pavarësisht deklaratave të kundërta të palëve, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës vendosi fillimisht masën “arrest me burg” për personin nën hetim, Elisabeta Mataj.

Më pas, kjo masë u zëvendësua me “arrest në shtëpi”, pasi Mataj rezulton nënë e 6 fëmijëve dhe më i vogli prej tyre është 4 vjeç.

Me masën e “arrestit në shtëpi” u lanë edhe ish-shefja e Financës, Valbona Duni, dhe arkëtarja Paola Dana.

Më vonë, Gjykata e Shkallës së Parë Durrës shpalli moskompetencën për shqyrtimin e çështjes dhe ia kaloi dosjen SPAK-ut.

Prokuroria e Posaçme ka regjistruar tashmë një procedim penal, ku dyshohet se në hetim është përfshirë edhe Etleva Budini, deputete në Kuvendin e Shqipërisë.

Para se të merrte mandatin e deputetes, Budini drejtonte Filialin e Postës së Durrësit. Pas saj, këtë detyrë e mori Elisabeta Mataj, e cila më herët kishte qenë anëtare e Këshillit Bashkiak të Partisë Socialiste në Durrës dhe pjesë e Bordit Drejtues të Autoritetit Portual shqiptar.

Dyshohet se paratë e destinuara për pensionet në Krujë dhe Shijak, për përvetësimin e të cilave akuzohet Elisabeta Mataj, mund të jenë marrë nga një grup i strukturuar kriminal.

Sipas një auditi që i është dorëzuar SPAK-ut, shuma e përvetësuar arrin në miliona euro.

Dyshimet janë se marrja e parave ka nisur të paktën 6 vite më parë, ndërsa Prokuroria e Durrësit ka deklaruar se brenda filialit të Postës ka vepruar një grup kriminal.

Një nga drejtimet kryesore të hetimit lidhet me rolin e Etleva Budinit, deputetes socialiste të qarkut Durrës.

Hetimi i SPAK-ut mund të zgjerohet së shpejti edhe ndaj personave të tjerë që dyshohet se kanë lidhje me grabitjen e parave në qendër të së cilës ndodhet Filiali i Postës së Durrësit.

Dyshimet janë shtrirë edhe te filialet e tjera, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e përfshirjes së bashkëpunëtorëve brenda Postës Qendrore.


grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetkavbetgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetkavbet girişbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurancejojobet girişjojobet girişholiganbetjojobetjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetcasibomcasibom girişcasibom güncel girişjojobet giriştaraftarium24maç izlecanlı maç izleJojobetJojobet GirişJojobet GüncelJojobet Güncel Giriş