Banorët e Big Brother VIP Kosova 5, Antoneta dhe Nichi, u përballën me pamjet që tregonin sjelljen e Nichit pas koncertit të mbajtur në shtëpi, ku performoi këngëtarja Lori.
Pas transmetimit të klipit, Nichi i kërkoi falje Antonetës për mënyrën si ishte shprehur dhe për veprimet e tij. Ai sqaroi se reagimi i tij kishte ardhur si pasojë e mllefit, ndërsa shtoi se mendon që situata e kishte përdorur atë.
Të lidhura
None found
“Ju kam dalë kundër kësaj dhe atyre, duke e shfaqur mllefin në një mënyrë shumë të keqe. Asgjë nuk e justifikon atë që kam bërë. Me idenë për t’i treguar se po e kuptoja çfarë po ndodhte, arrita në përfundimin se ajo ka luajtur me mua, u ka dhënë hapësirë atyre dhe mendoj se jam shfrytëzuar”, deklaroi Nichi.





