Friday / November 27 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
200 kompanitë me fitime më të mëdha, 2025 Biznes Lajmet Kryesore

Kazinove fillon t’u ndrisë sërish fati

Share Share Icon

Aktiviteti i kazinosë në hotele po rritet, i ndikuar dhe nga turizmi. Në vitin 2025, operatorët kryesorë kanë raportuar fitime në rritje.

“Adria Entertainment” (ish-APEX) është për të gjashtin vit radhazi në listën e “Monitor 200”, sipas fitimeve, pasi në maj 2020, ajo u pajis me licencë për ushtrim aktiviteti në fushën e lojërave të fatit, kategoria “Kazino të vendosura në hotel me 5 yje”.

Të ardhurat e shoqërisë ishin 3.4 miliardë lekë në vitin 2025, me rritje 13.4%. Ndryshe nga viti i kaluar, tendenca e fitimeve në 2025-n ishte në rritje me 9%, në 535 milionë. Norma e fitimit ishte 15.5%.

“Gjatë vitit 2025, ka pasur frekuentim të klientëve të huaj dhe punonjësve të huaj që punojnë në kompaninë tonë, ky pozicionim ka promovuar ekonominë e vendit duke rritur më së shumti të ardhurat që vijnë indirekt në sektorin e akomodimit dhe operatorëve që operojnë në sektorin e fluturimeve”, thuhet në raportin e aktivitetit.

“Adria Entertainment” menaxhon “Grand Casino Tirana”, që operon në ambientet e “Maritim Hotel Plaza Tirana”. Shoqëria u licencua në maj 2020 për kategorinë “kazino të vendosura në hotele me 5 yje”. “Adria Entertainment” është ish-“Apex-Al”, një nga operatorët e mëparshëm të lojërave të fatit në Shqipëri.

“Regency International Casino Tirana” ka rikuperuar aktivitetin dy vitet e fundit, pas rënies që shënoi nga pandemia. Në vitin 2025, të ardhurat arritën në 2.6 miliardë lekë, me zgjerim prej 11.4%. Shoqëria ka 1001 makina elektronike, sipas raportit vjetor. Fitimet u trefishuan në 180 milionë lekë, duke iu afruar sërish listës së fitimeve, nga e cila doli në vitin 2023.

“Space +” është shoqëria që menaxhon kazinonë në “Arena Center”, në pronësi të “GLG Investment”, e themeluar në vitin 2021. Shoqëria deklaroi të ardhura prej 2.1 miliardë lekësh në vitin 2025, pothuajse në të njëjtin nivel me vitin e mëparshëm. Kompania ka 264 të punësuar. Fitimet ranë në 84 milionë lekë në 2025-n, nga 188 milionë lekë në vitin 2024.

“Balkan Interactive Group” (BIG), një shoqëri e krijuar në vitin 2022 në pronësi të “Valona Konstruksion”, administron kazinonë në “Radisson Collection Morina Hotel Tirana”. Shoqëria deklaroi të ardhura prej 639 milionë lekësh në vitin 2025, me rritje 49%. Fitimet rezultuan në 74 milionë lekë, nga humbjet prej 14 milionë lekë në vitin 2024.

Në fund të vitit 2018, qeveria mbylli kazinotë elektronike, bastet sportive, bastet për garat në pistë, sallat e bingove dhe lojërat e fatit online. Përjashtim bënin kazinotë e vendosura në hotele me 5 yje, ndërsa “Regency”, që operonte te Parku Rinia me një licencë 10-vjeçare, vijoi aktivitetin deri në përfundimin e afatit të saj.

Në vitin 2020 u përcaktua edhe zona në Tiranë ku mund të ushtrohej aktiviteti i kazinove dhe më pas u hap procedura për aplikimet e operatorëve të interesuar. Aktualisht, në kryeqytet dhe në bregdet funksionojnë të paktën pesë kazino të vendosura në hotele ndërkombëtare ose “brand name”, por vetëm një prej operatorëve të tyre rezulton në renditjen “Monitor 200”.

Në qershor të vitit 2023, qeveria miratoi ligjin që riktheu bastet, por vetëm online. Ai parashikon se bastet online do të luhen nëpërmjet telefonave, tablet-ëve, iPad-ëve, laptop-ëve, por pa u kufizuar vetëm në to, si dhe në faqet zyrtare të internetit, aplikacionet e subjekteve të licencuara për ushtrimin e aktivitetit “baste sportive online”.

Këto platforma do të autorizohen nga Komisioni i Licencimit, që do të ngrihet në Autoritetin e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, (AMFL). Në të gjithë vendin nuk do të jepen më shumë se 10 licenca.

 

Lojërat e fatit në rajon, treg shumë më i zhvilluar se në Shqipëri

Në Ballkanin Perëndimor, industria e lojërave të fatit ka përmasa shumë më të mëdha sesa aktiviteti i kazinove të licencuara në Shqipëri.

Në Serbi, Bosnjë-Hercegovinë dhe Mal të Zi, krahas kazinove, funksionojnë rrjete të gjera bastesh sportive, lojërash elektronike dhe platformash online dhe norma të larta përfitueshmërie, që në raste të veçanta i afrohen 40-50%.

Serbia është një nga tregjet më të mëdha të rajonit. Sipas një analize të portalit ekonomik “Nova Ekonomija”, bazuar në pasqyrat financiare të Agjencisë së Regjistrave të Biznesit (APR), 25 kompanitë e basteve të analizuara realizuan së bashku rreth 96.6 milionë euro fitime neto në vitin 2025.

Operatori më i madh, “Mozzart”, realizoi rreth 256 milionë euro të ardhura dhe 36.9 milionë euro fitim neto, me normë 14.4%. “Phuket”, që operon markën “Soccerbet”, raportoi rreth 144 milionë euro të ardhura dhe 35.7 milionë euro fitim, me normë 24.7%, ndërsa “Balkan Bet” realizoi rreth 111 milionë euro të ardhura dhe 19.2 milionë euro fitim, me normë 17.3%. Vetëm këta tre operatorë realizuan mbi 90 milionë euro fitime neto.

Në segmentin e kazinove, “Grand Casino Beograd” raportoi rreth 27.9 milionë euro të ardhura dhe 3 milionë euro fitim neto, me normë 10.8%.

Edhe në Bosnjë-Hercegovinë, bastet sportive janë kthyer në një aktivitet me fitime të konsiderueshme. Sipas të dhënave të “CompanyWall”, “Premier Sport”, me seli në Sarajevën Lindore, realizoi rreth 74 milionë euro të ardhura në vitin 2025.

Ndërsa “Premier World Sport”, me seli në Çitluk, raportoi rreth 53.8 milionë euro të ardhura. Dy shoqëritë së bashku realizuan afro 128 milionë euro të ardhura, duke qenë ndër operatorët me përmasa të konsiderueshme të këtij sektori në rajon.

Në Mal të Zi, industria ndërthur bastet sportive, lojërat online dhe kazinotë që operojnë në hotele turistike. Sipas një analize të portalit ekonomik “Bankar.me”, dhjetë kompanitë më të mëdha të lojërave të fatit realizuan rreth 221 milionë euro të ardhura dhe 42.4 milionë euro fitime neto në vitin 2025.

“Vezuv”, që operon markën e basteve “Volcano”, ishte kompania kryesore, me 72.2 milionë euro të ardhura dhe 28.2 milionë euro fitim neto, duke arritur një normë fitimi prej 39%. Kompania realizoi e vetme rreth dy të tretat e fitimeve të dhjetë operatorëve më të mëdhenj.

Në segmentin e kazinove, “Net Montenegro”, që administron kazinotë “Merit”, realizoi rreth 32.7 milionë euro të ardhura, por rezultoi me një humbje të vogël. Ndërsa “Maestral Hotels and Casinos”, që ndërthur hotelerinë me aktivitetin e kazinosë, raportoi 25.9 milionë euro të ardhura dhe rreth 2 milionë euro fitim neto, me normë 7.6%.

Në Maqedoninë e Veriut, kazinotë dhe lojërat e fatit kanë një prani të rëndësishme, veçanërisht në zonat pranë kufirit me Greqinë.

Sipas një analize të portalit ekonomik “Pari”, bazuar në të dhënat e “Biznis Mrezha”, “Princess Hotel & Casino” në Gjevgjeli realizoi 34.7 milionë euro të ardhura në vitin 2025. Një tjetër operator, “Makoten”, që administron “Casino Flamingo”, raportoi 29.2 milionë euro të ardhura.

Vetëm këto dy kompani realizuan së bashku rreth 64 milionë euro xhiro.

 

Lexoni edhe:

200 kompanitë me fitime më të larta; Ekonomia e shtrembëruar nga tenderat dhe informaliteti

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Kosto të larta dhe çmime të ulëta, si po mbetet stok vaji i ullirit  

Vaji i ullirit rrezikon të mbetet stok i pashitur në shtëpitë e fermerëve, për shkak të mungesës së tregut. Grumbullimi dhe eksportet janë pothuajs...

7 minutes më parë 15 Min Lexim

Fitimet e sektorit financiar, si krahasohen me rajonin

Bankat shqiptare realizuan 429 milionë euro fitim para tatimit në vitin 2025, me normën më të ulët të fitimit ndaj të ardhurave në Ballkanin Perënd...

9 minutes më parë 24 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!