Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

‘Ëndrra ime kushton 100 mijë euro’/ Platini kërkon ndihmën e shqiptarëve për të fituar pavarësinë nga dhimbjet

22:15, 27/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Përshëndetje. Unë jam Platini Gocllari. Vij nga fshati Novoselë, komuna Pirg, Bashkia Maliq. Unë kam lindur me probleme fizike.

Por jeta ime ka qenë një ferr i vërtetë. Sepse shërbimet atje kanë qenë gjithmonë të pamundura për mua. Unë kam shumë dhimbje, qysh kur dal këmbët e deri tek qafa. Unë mbaroj qesus natën për të fjetur gjumë në flek. Nuk arrij dot të fle as gjumë rehat.

Fle gjithmonë me gjysmë orësh, me gjysmë orësh, sepse dhimbjet e mia nuk më lejojnë të bëj një gjumë të qetë.

Përveç se vëllait edhe shoqërisë time të ngushtë, s'më është afruar njeri tjetër për të më ndihmuar.

Ky është realiteti.

Dora e shtetit në personin e aftësive të kufizuara ka qenë zero.

Zero absolutisht zero. Edhe këtë karrocë unë me anë të shoqërisë e kam gjetur atë. Asnjë karrocë invalide nuk më ka dhuruar shteti. Na ka premtuar të gjitha ato vite, do t'ju jap, do t'ju jap, sa herë që ka fushatë, na ka bërë propagandë gjoja se kur do të na ndihmonte me karroca. Asgjë s'kemi parë.

Çdo gjë e kemi arritur me forcat tona, po edhe forcat e mia kanë një kufi, mbarojnë. Nuk kam më shpresë.

Vjen një moment që njeriu dorëzohet.

Po më duhet si të lidh dy forca për të luftuar. Një mjek më ka thënë që me qeliza staminale mund të rikuperohet kontraktimet që kam dhe të bëj një jetë sa më normale, të ushqehem pakëz dhe vetë. Mos të jem gjithmonë i varur mbas vëllait apo mbas shokut apo mbas prindërve.

Të kem unë një jetë të pavarur si të gjithë të tjerët.

Kjo është ëndrra ime. Për zyrtarët kjo ëndërr kërkon një shumë, një shumë e konsiderueshme, thuajse deri në 100.000 euro.

Po kjo për mua është pothuajse e pamundur.

Por do Zoti me anë të ndihmës së shqiptarëve të bëhet diçka e mirë dhe për mua.

Shpresoj e besoj që dora e Zotit do të ndikojë, do të ndikojë në zemrat e shqiptarëve që të dhurojnë dhe të më ndihmojnë edhe mua për diçka të bukur, një ëndërr, për një ëndërr të ngritur në shqiptarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco