Celebrities Showbiz

“I kërkoj falje, e kalova masën”, Bes Kallaku ndjesë publike Fifit: Ende ndihem keq për atë moment!

Bes Kallaku është i ftuar në Live me Luizin. I pyetur nëse është mërzitur ndokush nga imitimet dhe humori i tij, aktori tregon për një skeç ku imitonte këngëtaren Fifi dhe sipas tij, e kishte kaluar masën.

Kallaku shprehet se sa herë e sheh në video atë skeç, ndihet keq dhe i kërkon falje publike këngëtares.

“Është një numër humoristik që e kemi bërë në post-Kënga Magjike, kemi bërë një këngë të Fifit dhe sa herë e shoh si video ndihem keq, pasi ishte shumë humoristik, por ishte jashtë masës.

Ishte një moment që Mc Kresha mbante një çantë para dhe i nxjerr një salçiçe. I them Fifit ‘më fal’, sepse sa herë e shoh atë video, ndihem keq, ishte jashtë sensit të masës. Mbase Fifi nuk është ndjerë keq fare, por unë i kërkoj falje”, u shpreh Bes Kallaku.