Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) në mbledhjen e rregullt ka shqyrtuar gjithsej 22 ankesa. Anëtarët e Kuvendit të KMShK-së kanë vendosur që të miratohen tetë nga to, dhjetë të refuzohen, tri ankesa të shpallen të patrajtueshme dhe një e paafatshme.
Ankesat kishin të bënin me pretendimet për shkeljen e kapitujve të caktuar të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, përkatësisht Kapitullit II – Raportimi i së vërtetës, Kapitullit IV – E drejta për t’u përgjigjur, Kapitulli V – Personat e përfshirë në incidente, aksidente, të arrestuar apo të akuzuar për vepra penale dhe Kapitullit VII – Privatësia dhe mbrojtja e burimeve.
KMShK ka miratuar ankesën e A. M., përfaqësuar nga avokati Flamur Bllacaku, kundër Veriu.info për shkrimin me titull “Arrestime në Ministrinë e Arsimit”, duke konstatuar se janë shkelur kapitujt II dhe IV të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, të cilët kanë të bëjnë me raportimin e të vërtetës, përkatësisht të drejtën për t’u përgjigjur.
KMShK ka miratuar ankesën e A. B., përfaqësuar nga avokati Tomë Gashi, kundër Demokracia.com për fotolajmin me titull “Ish-asistenti personal i Kurtit, A. B., pjesëmarrës në protestat ku po digjet Tirana, publikon një fotografi nga protesta”, duke konstatuar se janë shkelur kapitujt II dhe IV të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, të cilët kanë të bëjnë me raportimin e të vërtetës, përkatësisht të drejtën për t’u përgjigjur.
KMShK ka miratuar ankesën e D. A., përfaqësuar nga avokati Labinot Vata, kundër Kosovanews.net për shkrimin me titull “’Dosja e organizatorit të protestës kundër Kurtit: Kallëzime për kanosje, dhunë në familje, zjarrvënie veturash e publikim fotografish në ‘AlbKings’”…, duke konstatuar se janë shkelur kapitujt II, IV dhe V të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, të cilët kanë të bëjnë me raportimin e të vërtetës, përkatësisht të drejtën për t’u përgjigjur, përkatësisht prezumimin e pafajësisë.
KMShK ka miratuar ankesën e V. H. kundër Sinjali.com për shkrimin me titull “’Përleshje në ‘MOEE Lounge Bar’ në Kamenicë – 43-vjeçari përfundon në pranga, 19-vjeçari dhe i dyshuari dërgohen për trajtim mjekësor’”, duke konstatuar se është shkelur Kapitulli VII i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me mbrojtjen e privatësisë.
KMShK ka miratuar ankesën e T. G. kundër Indeksonline.net për një video të publikuar në profilin e medias në rrjetin social Instagram, duke konstatuar se është shkelur Kapitulli VII i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me mbrojtjen e privatësisë.
KMShK ka miratuar ankesën e A. S. kundër Kojshiashow.com për një emision të publikuar, duke konstatuar se është shkelur Kapitulli II i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me raportimin e të vërtetës.
KMShK ka miratuar ankesën e Abrazen L.L.C. kundër Sinjali.com për një fotografi të publikuar, duke konstatuar se është shkelur Kapitulli II i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me raportimin e të vërtetës.
KMShK ka miratuar ankesën e A. P. kundër Sinjali.com për shkrimin me titull “Vdekje e mistershme në Dardani – ky është 39-vjeçari austriak që u gjet i pajetë në banesë, Policia kërkon të sqarojë çfarë ndodhi”, duke konstatuar se është shkelur Kapitulli VII i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me mbrojtjen e privatësisë.
KMShK ka refuzuar (hedhur poshtë) ankesën e Xh. A. kundër Reporteri.net për shkrimin me titull “Supremja kthen në rigjykim kontestin për pronën në Breg të Diellit, nuk i njeh banorët si pronarë të tokës”, duke konstatuar se nuk është shkelur Kapitulli II i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me raportimin e të vërtetës, ashtu siç pretendon pala ankuese.
KMShK ka refuzuar (hedhur poshtë) ankesën e M. Z. kundër Sinjali.com për shkrimin me titull “Ekskluzive: Tre në pranga, i katërti dyshohet se është në Suedi – kush janë katër personat në dosjen e mashtrimeve me Call Center-a, sekuestrohen 24 kompjuterë e katër vetura”, duke konstatuar se nuk është shkelur Kapitulli VII i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me mbrojtjen e privatësisë, ashtu siç pretendon pala ankuese.
KMShK ka refuzuar (hedhur poshtë) ankesën e L. K. kundër Sinjali.com për shkrimin me titull “Shkoi ta hiqte dhëmbin, përfundoi në Polici – 27-vjeçari e tërheq motrën për flokësh dhe e nxjerr zvarrë nga ordinanca në Klinë”, duke konstatuar se nuk është shkelur Kapitulli VII i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me mbrojtjen e privatësisë, ashtu siç pretendon pala ankuese.
KMShK ka refuzuar (hedhur poshtë) ankesën e Sole 24, përfaqësuar nga Pro Juris Law Firm L.L.C. për shkrimin me titull “’KESCO e bën agjent për import ‘Sole 24’, kompaninë ‘sekrete’ të Gentian Sulës, pronarit të NOA-s’”, duke konstatuar se nuk janë shkelur kapitujt II dhe IV të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, të cilët kanë të bëjnë me raportimin e të vërtetës, përkatësisht të drejtën për t’u përgjigjur, ashtu siç pretendon pala ankuese.
KMShK ka refuzuar (hedhur poshtë) ankesën e A. Sh. kundër Koha.net për fotolajmin me titull “Dënohet me shtatë vjet burgim për grabitjen e 115 eurove nga një person në Gjakovë”, duke konstatuar se nuk është shkelur Kapitulli II i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me raportimin e të vërtetës, ashtu siç pretendon pala ankuese.
KMShK ka refuzuar (hedhur poshtë) ankesën e A. B. kundër Insajderi.org për shkrimin me titull “’A. B. nën hetim, Naim Abazi e mbyll dosjen: Ku mbetën 252 mijë eurot e ‘Ndihmo edhe ti’”?, duke konsttatuar se nuk janë shkelur kapitujt II, IV dhe V të Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, të cilët kanë të bëjnë me raportimin e të vërtetës, përkatësisht të drejtën për t’u përgjigjur, përkatësisht prezumimin e pafajësisë, ashtu siç pretendon pala ankuese.
KMShK ka refuzuar (hedhur poshtë) ankesën e E. D. kundër Sinjali.com për shkrimin me titull “Dogana zbarkon në dy barnatore në Prizren, dyshime për produkte të kontrabanduara”, duke konstatuar se nuk është shkelur Kapitulli VII i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me mbrojtjen e privatësisë, ashtu siç pretendon pala ankuese.
KMShK ka refuzuar (hedhur poshtë) ankesën e R. K. Ç. kundër Sinjali.com për shkrimin me titull “Dogana zbarkon në dy barnatore në Prizren, dyshime për produkte të kontrabanduara”, duke konstatuar se nuk është shkelur Kapitulli VII i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me mbrojtjen e privatësisë, ashtu siç pretendon pala ankuese.
KMShK ka refuzuar (hedhur poshtë) ankesën e S. D. kundër Sinjali.com për shkrimin me titull “Dogana zbarkon në dy barnatore në Prizren, dyshime për produkte të kontrabanduara”, duke konstatuar se nuk është shkelur Kapitulli VII i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me mbrojtjen e privatësisë, ashtu siç pretendon pala ankuese.
KMShK ka refuzuar (hedhur poshtë) ankesën e S. D. kundër Sinjali.com për shkrimet me tituj “Ekskluzive: Këta janë dy të arrestuarit në aksionin e Krimeve Ekonomike në Prizren – dyshime për kontrabandë me barna, sekuestrohen mijëra paketime” dhe “Ekskluzive: Barna pa autorizim për tregun e Kosovës, depo të fshehta e kushte të papërshtatshme ruajtjeje – çfarë zbuluan hetimet në dy barnatore të Prizrenit?”, duke konstatuar se nuk është shkelur Kapitulli VII i Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës, i cili ka të bëjë me mbrojtjen e privatësisë, ashtu siç pretendon pala ankuese.
KMShK e ka shpallur të patrajtueshme ankesën e G. Sh. kundër @kos_data, pasi që nuk ka kompetencë të trajtojë përmbajtje të publikuara vetëm në rrjete sociale, siç është platforma X. KMShK trajton përmbajtjet e publikuara në mediat e shkruara/online.
KMShK e ka shpallur të patrajtueshme ankesën e B. B. kundër TV Klan Kosova, pasi që nuk ka kompetencë të trajtojë përmbajtje të publikuara në televizione. Pretendimet e veta pala ankuese mund t’ia adresojë Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM). Për publikimet eventuale në median online Klankosova.tv, pala ankuese nuk ka ofruar asnjë dëshmi.
KMShK e ka shpallur të patrajtueshme ankesën e A. S., përfaqësuar nga avokatja Katarina Vuksani, kundër gazetarit Vullnet Krasniqi dhe përmbajtjes së prodhuar e publikuar nga ai në profilin “Sateliti” në rrjetin social Facebook, pasi që nuk ka kompetencë të trajtojë përmbajtje të tilla. KMShK trajton përmbajtjet e publikuara në mediat e shkruara/online. Pala ankuese pretendimet e veta mund t’ia adresojë rrjetit social përkatës.
KMShK e ka shpallur të paafatshme ankesën e B. S. kundër Kallxo.com për një shkrim në të cilin është përmendur emri i tij, pasi që nuk mund të trajtojë përmbajtje mediale ndaj të cilave palët parashtrojnë ankesë më vonë se një muaj pas publikimit, siç përcaktohet me rregullat e procedurës.
Organizimi i mbledhjeve të Kuvendit të KMShK-së është pjesë e projektit të UNESCO-s “Ndërtimi i besimit në media në Evropën Juglindore: Mbështetje për gazetarinë si e mirë publike”, i financuar nga Bashkimi Evropian.