Rektorit Arben Hajrullahu i shqiptohet vërejtje me shkrim pas përplasjeve me studentët - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Rektorit Arben Hajrullahu i shqiptohet vërejtje me shkrim pas përplasjeve me studentët

    Insajderi
    27 November 2026 - 12:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Këshilli Drejtues i UP-së i ka shqiptuar masën e vërejtjes me shkrim rektorit Arben Hajrullahu, pas ankesave të studentëve për komunikimin e tij.

    Vendimi u mor më 26 nëntor pas një takimi dy-orësh, por ende nuk është protokolluar, ndërsa rektori ka deklaruar se është njoftuar vetëm verbalisht dhe pret arsyetimin zyrtar.

    Përplasja nisi në Fakultetin e Mjekësisë, ku studentët bojkotuan mësimin në shenjë kundërshtimi ndaj regjistrimit të vijueshmërisë me kod QR.

    Situata u përshkallëzua më 16 nëntor, kur rektori paralajmëroi studentët me humbje të vitit e të statusit, ndërsa stafin akademik me ndalesa page e shkëputje kontrate.

    Kjo nxiti protestën e 19 nëntorit para Rektoratit dhe kërkesën e Parlamentit Studentor për hetimin e sjelljes së rektorit që nga viti 2024.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark