Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se Rusia do të vijojë modernizimin e marinës ushtarake, duke theksuar se planet për krijimin e një force të fuqishme detare do të realizohen plotësisht dhe brenda afateve të përcaktuara.
Sipas agjencive ruse të lajmeve, Putin mori pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit në nëndetësen bërthamore “Perm”, e cila shënon të parën nëndetëse të pajisur me raketa hipersonike të tipit “Zircon”.
Gjatë aktivitetit, kreu i Kremlinit rikonfirmoi angazhimin e Moskës për forcimin e kapaciteteve ushtarake detare dhe modernizimin e flotës ruse.
Pajisja e nëndetëses “Perm” me raketat hipersonike “Zircon” përbën një tjetër zhvillim në programin rus të modernizimit të forcave detare.


