Një kamionçinë është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në bypassin e Fierit, në aksin Levan–Mbrostar.
Në automjet ndodhej vetëm drejtuesi, i cili sapo ka konstatuar flakët ka dalë menjëherë nga mjeti, duke shmangur rrezikun për jetën.
Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse, të cilat ndërhynë duke bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e rënies së zjarrit.










