Burri futet në ambientin ku falen gratë në xhami dhe vjedh celularin e besimtares

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 27.11.2026, 22:55

Një tjetër rast vjedhjeje është denoncuar në redaksinë e JOQ Albania, këtë herë brenda një objekti kulti në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme, rreth orës 14:00, në xhaminë e Medresesë, në ambientet ku falen gratë.

Në pamjet e mbërritura në redaksi, një person në moshë shihet teksa hyn në ambientin e faljes, ulet në një karrige dhe më pas merr një celular që ndodhej në çantën e një besimtareje. Pasi e merr telefonin, ai largohet qetësisht nga ambienti, sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

Sipas denoncueses, telefoni i përkiste një besimtareje që e kishte lënë çantën mbi një karrige gjatë qëndrimit në xhami.

Rasti ka ngjallur shqetësim, pasi bëhet fjalë për një vjedhje të kryer brenda një vendi të shenjtë, ku besimtarët shkojnë për t'u falur dhe duhet të ndihen të sigurt.

JOQ Albania publikon pamjet me shpresën që personi të identifikohet dhe celulari t'i kthehet pronares.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit