Kurti: E gjeta FSK-në me një lloj pushke e një lloj pistolete, sot ka mbi 40 lloje armatimi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: E gjeta FSK-në me një lloj pushke e një lloj pistolete, sot ka mbi 40 lloje armatimi

    Insajderi
    27 November 2026 - 23:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Ditën e Forcës e ka shënuar sot në Tiranë, në prag të 28 Nëntorit, Festës së Flamurit dhe 14-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

    Kurti ka shkruar në një postim se ushtria e Kosovës po kompletohet çdo ditë e më shumë.

    Ai ka bërë të ditur se zotimi për mandatin aktual është investimi i mbi një miliard eurove në ushtri.

    Kurti ka theksuar se janë rekrutuar 3 mijë e 220 ushtarë të rinj dhe se Kosova po i arrin kapacitetet ushtarake që ishin planifikuar për vitin 2028, duke përshpejtuar për dy vjet realizimin e objektivave strategjike.

    Sipas tij, për 12 vjet Forca e Sigurisë së Kosovës kishte vetëm një lloj pushke dhe një lloj pistolete, ndërsa gjatë qeverisjes së tij arsenali është zgjeruar në mbi 40 lloje sistemesh armatimi.

    Kreu i Qeverisë ka përmendur edhe nënshkrimin e kontratës për ndërtimin e fabrikës së parë të municioneve në Kosovë, e cila, sipas tij, do të jetë ndërmarrje publike dhe do të prodhojë me markë 100 për qind vendore.

    “Synimi ynë është i qartë, t’i dalim zot atdheut dhe ushtria jonë të jetë pjesë e NATO-s”, ka shkruar Kurti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark