Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri iu drejtohet me një mesazh paralajmërues qytetarëve të saj në vendin tonë, teksa sot do të zhvillohet një tjetër protestë kombëtare, që përkon me Ditën e Pavarësisë. Ambasada amerikane iu kërkon shtetasve amerikanë në Tiranë që të shmangin qendrën e kryeqytetit dhe institucionet, si dhe të tregojnë kujdes të shtuar. Sipas ambasadës së SHBA-së, gjatë protestës mund të hidhet gaz lotsjellës, fishekzjarrë, plumba gome e mjete të tjera, që mund të vënë në rrezik jetën e qytetarëve.