Policia parandalon kontrabandën me ujëmatës mekanikë, dyshohet se po silleshin nga Serbia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Policia parandalon kontrabandën me ujëmatës mekanikë, dyshohet se po silleshin nga Serbia

    Insajderi
    27 November 2026 - 23:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën, ka parandaluar një rast të dyshuar të kontrabandimit me mallra në brezin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku janë sekuestruar 191 ujëmatës mekanikë, me vlerë mbi 9 mijë euro.

    Rasti është zbuluar të premten, më 27 nëntor, kur zyrtarët kanë identifikuar dhe ndaluar një automjet me targa të Serbisë, për të cilin dyshohet se kishte hyrë në territorin e Kosovës përmes rrugëve ilegale malore.

    Gjatë kontrollit të automjetit, i cili drejtohej nga një 38-vjeçar me shtetësi të Kosovës dhe Serbisë, janë gjetur 12 pako me gjithsej 191 ujëmatës mekanikë, të destinuar për matjen e konsumit të ujit të ftohtë.

    Policia bëri të ditur se drejtuesi i automjetit nuk posedonte dokumentacion për prejardhjen e mallrave, vlera e të cilave, sipas çmimeve të tregut, vlerësohet të jetë mbi 9 mijë euro, pa përfshirë detyrimet doganore të shmangura.

    Automjeti dhe mallrat janë sekuestruar nga Dogana e Kosovës dhe janë dërguar në terminalin doganor, ku do të zhvillohen procedurat e mëtejshme ligjore.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark