Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se po ndërmerren të gjitha hapat e nevojshëm sipas ligjeve dhe procedurave për emërimin e komandantit të ri të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Komandantit aktual Bashkim Jashari i skadon mandati në fund të këtij muaji. Sipas Ligjit për FSK-në, ai nuk ka të drejtë riemërimi.
“Komandantin e patë më herët. Normalisht që është një ligj i cili është në fuqi, kemi një komandant që po përfundon madantin dhe janë të gjitha hapat e nevojshëm që do të ndërmerren me kohë sipas ligjeve dhe procedurave”, ka thënë Maqedonci pas shënimit të Ditës së Forcës nga FSK-ja.
Gjenerallejtënant Bashkim Jashari ishte emëruar komandant i FSK-së më 30 nëntor të vitit 2021 nga presidentja e atëhershme e Kosovës, Vjosa Osmani, pas dorëheqjes së paraardhësit të tij, Rrahman Rama.
-
Maqedonci i ndan medalje komandantit të FSK-së për kontributin në fuqizimin e ushtrisë
-
Kosova e Shqipëria synojnë zgjerim të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe edukimit ushtarak
-
Jashari takon komandantin e ri të KFOR-it, flasin për avancim të bashkëpunimit
-
Komandantja e re supreme diskuton për forcimin e kapaciteteve të FSK-së
-
Maqedonci: FSK-ja do të kryejë operacione speciale në Gazë