Shqipëria feston 114-vjetorin e Pavarësisë, 28 Nëntori simbol i lirisë dhe bashkimit kombëtar

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 28.11.2026, 08:04

Shqipëria feston sot 114-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar. 28 Nëntori mbetet një datë simbolike, që përfaqëson lirinë, identitetin dhe bashkimin e shqiptarëve kudo që ndodhen.

Më 28 nëntor 1912, në Vlorë, Ismail Qemali ngriti flamurin kuqezi dhe shpalli Pavarësinë e Shqipërisë, duke shënuar lindjen e shtetit të pavarur shqiptar. Ky akt historik kurorëzoi përpjekjet shumëvjeçare të shqiptarëve për liri dhe vetëqeverisje, ndërsa më pas u formua qeveria e parë shqiptare, e drejtuar nga Ismail Qemali.

Rëndësia e kësaj date lidhet edhe me vitin 1443, kur Gjergj Kastrioti Skënderbeu ngriti flamurin në Kështjellën e Krujës, duke u bërë simbol i qëndresës dhe krenarisë kombëtare.

E njohur si Dita e Flamurit dhe Dita e Pavarësisë, 28 Nëntori festohet nga shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, trevat shqiptare në rajon dhe në diasporë.

114 vite pas shpalljes së Pavarësisë, flamuri kuqezi vijon të mbetet simboli që bashkon shqiptarët dhe kujtesa e një prej kapitujve më të rëndësishëm të historisë sonë kombëtare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit