Rama uron 28 Nëntorin: Më i afërti me Europën e Bashkuar

28 Nëntor 2026 | 08:19

Kryeministri Edi Rama ka uruar këtë të shtunë shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit përmes një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale.

Në postimin e tij, kreu i qeverisë e cilëson këtë përvjetor si momentin më të afërt të Shqipërisë me integrimin europian, ndërsa uron qytetarët edhe për fundjavën.

“MIRËMËNGJES dhe me 28 Nëntorin më të afërt me Europën e Bashkuar, ju uroj fundjavë të gëzuar”, shkruan Rama.

Ky mesazh vjen në kuadër të festimeve kombëtare të 28 Nëntorit e cila shënon 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe në një kohë kur procesi i negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian mbetet prioriteti kryesor i politikës së jashtme të vendit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë, Rubio: Gëzojmë marrëdhënie të forta të ndërtuar mbi sigurinë kolektive

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio ka përcjellë urimet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për popullin shqiptar me rastin e Ditës së Pavarësisë. Në...
07:59 | 28/11/2026

U bllokua nga rënia e gurëve, Bashkia Himarë: Normalizohet qarkullimi në Qafën e Vishës, kujdes drejtuesit e mjeteve

Bashkia Himarë ka njoftuar se është normalizuar qarkullimi në segmentin rrugor të Qafës së Vishës, i cili u bllokua përkohësisht për shkak të rënies së...
22:30 | 27/11/2026

Fier, përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin Levan-Mbrostar (VIDEO)

Një automjet tip kamionçinë është përfshirë nga flakët pak minuta më parë në bypassin e Fierit, në aksin Levan-Mbrostar. Mësohet se në automjet ndodhej vetëm...
22:24 | 27/11/2026