Erik Birko është banori i radhës që ka përfunduar rrugëtimin e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”.

Trajneri i fitnesit nuk arriti t’i mbijetonte televotimit të mbrëmjes së të premtes, ku përballë tij për të qëndruar në garë ishin edhe Anjeza, Zoja, Fatlumi, Shqiponja dhe Edita.


Kështu, pas vendimit të publikut, Erikut iu desh të largohej nga shtëpia, duke mbyllur një eksperiencë që, ndonëse jo shumë të gjatë, ishte pjesë e rrugëtimit të këtij edicioni.

- YouTube youtu.be

Erik Birko, i cili vjen nga Shqipëria, nuk pati shumë kohë për të krijuar një histori të gjatë brenda formatit, por gjatë qëndrimit të tij u shqua për sjelljen e edukuar dhe qasjen e sjellshme ndaj banorëve të tjerë.

Me eliminimin e tij, gara në “Big Brother VIP Kosova 5” vazhdon me banorët e mbetur, të cilët do të përpiqen të fitojnë mbështetjen e publikut në javët në vijim. /Telegrafi/

- YouTube youtu.be