Një person gjendet pa shenja jete në Mitrovicë

Foto ilustruese
Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të hetimit të vdekjes në jug të Mitrovicës.
Rasti ka ndodhur të premten e 27 nëntorit, në ora 14:26
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin policor.
Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 minutë më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate



































