Policia e Kosovës ka njoftuar se ka hasur në një veturë e cila e cila nga pas verifikimit, ka rezultuar veturë e kërkuar në nivel ndërkombëtar nga autoritetet e Italisë.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Boris Kidriq” në veri të Mitrovicës.


“Njësia policore, ka hasur në një veturë e cila nga pas verifikimit, ka rezultuar veturë e kërkuar në nivel ndërkombëtar nga autoritetet e Italisë”, thuhet në raport.

Me vendim të prokurorit vetura është sekuestruar përkohësisht. Rasti nën hetime. /Telegrafi/