
Kryebashkiaku Veliaj ka uruar 28 Nëntorin nga burgu i Fierit. Ai shkruan se do donte të ishte në Sheshin Skënderbej për të ngritur flamurin.
Ai shton se Dita e Pavarësisë kujton se liria është fituar me gjak, mbrojtur me sakrifica dhe duhet ruajtur me guxim e dinjitet.
“Gëzuar festat e 28-29 Nëntorit! Do të doja shumë që edhe këtë nëntor të isha në Sheshin Skënderbej, për të ngritur lart Flamurin Kuqezi dhe për të nderuar ata që dhanë jetën për Shqipërinë. Çdo nëntor na kujton se liria nuk na është falur. Ajo është fituar me gjak, është mbrojtur me sakrifica dhe duhet ruajtur me guxim e dinjitet. Amaneti i të parëve tanë nderohet duke mbrojtur lirinë dhe drejtësinë e duke ndërtuar një Shqipëri ku fëmijët tanë të jetojnë të lirë dhe krenarë që janë shqiptarë. Lavdi përjetë heronjve dhe dëshmorëve të atdheut! Gëzuar Pavarësinë! Gëzuar Çlirimin!”